ShBA nuk e njeh referendumin për pavarësi në Kurdistanin e Irakut dhe bën thirrje që të marrin fund “kërcënimet nga veprimet reciproke”, tha Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson të premten.
“SHBA nuk e njeh referendumin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit të mbajtur të hënën. Votimi dhe rezultatet janë të paligjshme dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim një Irak të bashkuar, federal, demokratik dhe të suksesshëm”, tha Tillerson.
“Bëjmë thirrje për qetësi dhe fund të akuzave vokale dhe kërcënimeve nga veprime reciproke”, shtoi ai.