Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka njoftuar se Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, pati takime me liderët kosovarë, përfshirë Presidenten Vjosa Osmani.
Ata u pajtuan për rëndësinë e vendosjes së Dialogut Strategjik, një hap i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy shteteve, shkruan Ekonomia Online.
“Verma dhe Presidentja Osmani ranë dakord për themelimin e Dialogut Strategjik dypalësh. Gjithashtu diskutoi rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik ku të gjitha komunitetet mund të kenë sukses dhe të përparojnë pa frikë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.