Një fëmijë 17 muajsh ka vdekur si pasojë e ngulfatjes pasi ai u la në rreze dielli, i mbyllur brenda një veture të parkuar për më shumë se tetë orë.
Ngjarja ndodhi në zonën e Pembroke Pines, të Floridas së Shteteve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.
Vogëlushi ishte lënë nga prindërit brenda makinës të cilët duhet të mbaronin disa punë.
Ishin kalimtarët e rastit ata që lajmëruan autoritetet, pasi panë fëmijën brenda makinës në vendin e parkimit.
Ndihma e shpejtë theu xhamin, duke tentuar të shpëtojë të miturin por pa rezultat, raportohet se ai kishte ndërruar jetë.