Në Këshillin e Bashkimit Evropian sot janë miratuar edhe konkluzionet sa i përket zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, konkretisht dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë konkluzion thuhet se Këshilli i Bashkimit Evropian dënon incidentet e dhunshme të ndodhura së fundi në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm të situatës, bazuar në elementete kyçe që janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023.
Gjithashtu në këtë konkluzë thuhet se palët duhet të krijojnë kushte për të mbajtur zgjedhjet të reja në katër komunat në veri të Kosovës.
Shtetet anëtare të BE-së thonë se dështimi për të de-eskaluar tensionet do të ketë pasoja negative, shkruan Express.
Gjithashtu thonë se është esenciale që të vazhdojnë dialogu i drejtuar nga Josep Borell dhe implementimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizim dhe Aneksi i Implementimit, këtu përfshihet edhe kërkesa e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.