Shefat e Grupeve Parlamentare në konsultim, shtyhet seanca

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 17:09 | Nga Arlinda Sejdiu

Shefat e Grupeve Parlamentare kanë kërkuar edhe më shumë kohë për konsultim në lidhje me mocionin e propozuar nga VV-ja për përshpejtim të procedurave për votim të buxhetit për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Kjo kërkesë erdhi nga Rexhep Selimi nga VV-ja, pasi fillimisht ai u kundërshtua nga PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma duke e quajtur votimin e buxhetit në këtë mënyrë si jo të rregullt dhe shfrytëzim të situatës së krijuar pas paraqitjes së rasteve me Coronavirus.

Kjo ka bërë që seanca e filluar në ora 15:00 pas paraqitjes së qëndrimeve rreth propozimit të VV-së, të shtyhet deri në ora 17:20.

Të ngjashme