Tre shefa ekzekutivë aktualë dhe të mëparshëm të Volkswagen janë akuzuar për manipulim tregu në lidhje me skandalin e emetimit të gazeve karbonike nga nafta.
Shefi ekzekutiv Herbert Diess, drejtuesi Hans Dieter Pötsch dhe ish-shefi Martin Winterkorn nuk i informuan investitorët mjaftueshëm herët për dëmet financiare, akuzojnë prokurorët gjermanë.
Firma e pranoi se në vitin 2015 përdori software të paligjshme për të dhënë rezultate të rreme në testet e emetimit.
Volkswagen tha se ishin të sigurt që akuzat do të vërtetoheshin që janë të pabaza. Diess do të vazhdojë që të jetë shef ekzekutiv, thanë për Reuters avokatët e kompanisë.
“Kompania e ka hetuar me përpikëri këtë çështje me ndihmesën e ekspertëve ligjorë të brendshëm dhe të jashtëm për pothuajse katër vite. Rezultati është i qartë se akuzat janë të pabaza”, tha kompania gjermane në një deklaratë,percjell telegraf.
Avokatët si për Winterkorn dhe për Pötsch kanë thënë se të dy të pafajshëm, ndërsa avokati i Diess, tha se shefi ekzekutiv aktual nuk iu bashkua Volkswagen deri në muajin korrik të 2015-së dhe nuk ka pasur asnjë ide mbi përhapjen e skandalit.
Skandali i Volkswagen shpërtheu në muajin shtator të 2015-së, kur kompania pranoi se 600 mijë makina të shitura në SHBA u testuan me “pajisje mashtruese” të dizajnuara për të anashkaluar testet e emetimit. Miliona të tjera rreth e qark botës gjithashtu përdorën ato pajisje nga viti 2009 deri në vitin 2015.