Bahri Hyseni ia kishte besuar “Shefit” zgjedhjen që do t’i bënte për një pozitë të lartë në institucionet shtetërore. Shefi, e kishte përzgjedhur për anëtar të Bordit të Transmisionit dhe Tregut. Por, Hyseni pos që nuk kishte konkurruar, ai nuk e dinte se çfarë do të thotë KOSTT. Pak kohë pas kësaj ngjarje që dëshmohet me një bisedë telefonike, Hyseni është bërë prokuror i Shtetit. Të premten ndërkaq, Insajderi sjell trembëdhjetë përgjime telefonike të presidentit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin.
Bahri Hyseni ishte pa punë. Nuk ishte zgjedhur edhe për një mandat deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai po priste “Shefin” për ta sistemuar në një pozitë të lartë shtetërore.
Shefi – Adem Grabovci, e kishte zgjedhur për anëtar të Bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), ani se Hyseni nuk kishte konkurruar fare.
Madje, ai nuk e dinte se çfarë është KOSTT-i.
Bahri Hyseni ia kishte besuar “Shefit” zgjedhjen që do t’i bënte për një pozitë të lartë në institucionet shtetërore. Shefi, e kishte përzgjedhur për anëtar të Bordit të Transmisionit dhe Tregut. Por, Hyseni pos që nuk kishte konkurruar, ai nuk e dinte se çfarë do të thotë KOSTT. Pak kohë pas kësaj ngjarje që dëshmohet me një bisedë telefonike, Hyseni është bërë prokuror i Shtetit. Të premten ndërkaq, Insajderi sjell trembëdhjetë përgjime telefonike të presidentit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin.
Grabovci së bashku me ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Besim Beqaj e kishin vlerësuar si njeri të duhur për këtë pozitë. U duhej shumë aty.
Gazeta Online Insajderi sjell bisedën telefonike të zhvilluar në mes të Grabovcit dhe Hysenit e zhvilluar më 5 nëntor 2011. Kjo bisedë, shfaqë kontrollin e plotë të Grabovcit dhe bashkëpunëtorëve të tij partiakë mbi të gjitha institucionet dhe vartësit partiakë.
Hyseni nuk e kishte pranuar këtë vend pune. Donte diku tjetër. Megjithatë, linte të hapur mundësinë që kudo që vendosin “Shefat”, ai do të pranonte.
Hyseni ka qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka mbajtur edhe pozita tjera në kuadër të kësaj partie që nga përfundimi i luftës.
Jo shumë kohë pas kësaj bisede, Hyseni është bërë prokuror në Prokurorinë Themelore të Ferizajt. Pos kësaj, është anëtar i Komisionit për Akte Normative në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
“E pash në disa vena, po a je dakord për KOSTT”, e pyet Grabovci në këtë bisedë. Hyseni, nuk ka ide se çfarë është KOSTT-i.
Pasi, Grabovci ia sqaron se për çfarë bëhet fjalë dhe rëndësinë që ka ky institucion rregullativ për PDK-në, Hyseni tregon se nuk ka konkurruar.
“Po a e din që s’kom konkurru unë”, thotë Hyseni.
“Unë s’kum kunkurru”.
“Po more ke në konkurs. Që na e kem emrin ton, Bahri Hyseni”, ia kthen Grabovci dhe insiston se është i pesëmbëdhjeti në listë.
“Vallahi këqyre o shef, këqyre qysh datëlindja a qysh a”, vazhdon Hyseni duke menduar se mund të jetë ndonjë person tjetër me emër dhe mbiemër të njëjtë.
“Ka, ka. Shyqyr që t’thirra. Jo vallahi unë t’kom shti në ato. Po duhet me të tërhjek”, sqaron këtë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
“Jo valla unë me Besimin (Beqaj v.j.) qëtu të shtimë. Bash kur e pash emrin me erdh mirë thash, shumë mirë se s’kishim kon me… A s’je ti a?
Grabovci i thotë Hysenit se pse nuk po lajmërohet. I tregon se edhe me Hilmi Reçicën e kanë pasur llaf punën e tij.
Prokurori Hyseni ia lë në fund Grabovcit se kudo që ai vendos, do ta pranojë.
“Ani këqyrni ku t’ua merr mendja, a aty vallahi s’kom konkurru unë”, vazhdon Hyseni.
I kontaktuar nga Insajderi, Hyseni fillimisht nuk ka pranuar të flasë me arsyetimi se nuk mban përgjegjësi se çfarë thotë Adem Grabovci. Por, pasi Insajderi ia ka ofruar bisedën, Hyseni ka thënë se nuk ka ndikuar politika që ai të bëhet prokuror. Ka thënë se po të kishte ndikim, ai do të zgjidhej gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
“Nuk ka kurrfarë ndikimi. Vetë kam shku në Institutin Gjyqësor, e kam kryer trajnimin. Nuk ka kurrfarë ndikimi. Po të kishte ndikim, do të kisha shkuar në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Hyseni duke konfirmuar se kishte komunikuar me Grabovcin.
Biseda mes Adem Grabovcit – Bahri Hysenit
Hyseni: Alo
Grabovci: Alo
Hyseni: Po urdhoni.
Grabovci: Zoti Hyseni.
Hyseni: Po urdhnoni.
Grabovci: Gjallë jeni ju?
Hyseni: Gjallë, jemi gjallë.
Grabovci: Ku je mar, ku je mar i keq se je hup k’shtu.
Hyseni: Qysh je o shef.
Grabovci: Hehehe
Hyseni: Ku je mar, çka e ke ndërru këtë telefon?
Grabovci: E, po çka ki me bo. Tjetër gjo s’po muj, jom bo gjentellmen. Sun ndërroj tjetër gjo.
Hyseni: Ti je gjentelmen… Edhe unë jom kon… Qysh je ti?
Grabovci: Gjallë, rahat, mirë.
Hyseni: A je mirë shef?
Grabovci: Mirë, mirë.
Hyseni: Dije që t’kom çu mesazha e kështu po ti pse e ke ndërru telefonin…
Grabovci: Jo vallahin. Qëto e kom edhe njo 45.
Hyseni: Vallai… po.
Grabovci: A je.. se e pash ne disa vena. Po, a je dakord për n’KOSTT?
Hyseni: Ku?
Grabovci: N’KOSTT.
Hyseni: N’KOST. Qysh n’KOSTT mar?
Grabovci: N’KOSTT, n’bord.
Hyseni: Po.. n.. shka osht ajo?
Grabovci: A?
Hyseni: Ku n’cilin?
Grabovci: Qety ku ki kkk… n’KOSTT.
Hyseni: More.. unnn. sssfff…
Grabovci: Transmisioni.
Hyseni: A?
Grabovci: Transmisioni dhe Tregu. Na vyn, ne, shumë aty. Osht nder ma t’randsishmit.
Hyseni: O, po a e di qe s’kum kunkuru unë kërkun.
Grabovci: He?
Hyseni: Unë s’kum kunkuru.
Grabovci: A?
Hyseni: S’kum kunkuru unë. Hiq s’kum konkuru.
Grabovci: Jo mor ki konkuru, qëtu na e kem emrin ton. Bahri Hyseni.
Hyseni: Kqyre mor biografinë a jom unë. Veç nem paçi shti direkt.
Grabovci: Bahri Hyseni. A? I pesëmdheti je.
Hyseni: Vallahii… k’qyre o shef, k’qyre qysh o, a o datlindja a… qysh a.
Grabovci: A ka tjetër Bahri a?
Hyseni: Duhet me pas tjetër Bahri ose veç nem paçi shti? A duhet me konkuru aty.
Grabovci: Kuku, shyqyr që t’thirra.
Hyseni: He?
Grabovci: Jo valla unë t’kom shti n’ato, duhet me t’terhek.
Hyseni: Qysh?
Grabovci: Khu. Jo vallahi pra unë me Besimin (Beqaj v.j.) qetu t’shtimë.
Hyseni: Po.
Grabovci: Se bash kur e pash emrin m’erdh, m’erdh mirë thash… jo qeto se s’dishim kon me…. Ë… A s’je ti a?
Hyseni: Vallahin Jo. Veç në paçin bo naj propozim qysh e boni ju… ku e di unë…
Grabovci: Jo. Jo, jo, me konkurs o kon kjo.
Hyseni: Jo vallahin për konkurs jo.
Grabovci: Eh t’thafshin kraht. Eh. Pse me konkurs jo? Ku je? Çka je ka bon?
Hyseni: Po kurgjo hiç. Po priti mos po m’shtini qashtu najqysh… hahahah.
Grabovci: Heheheh.
Hyseni: Unë prit n’juve ju… (nuk kuptohet)
Grabovci: Prit, prit. Hajt, hajt. Prit, prit.
Hyseni: Jo mar unë me prit… e shka me bo. Unë mu tranu s’tranona.
Grabovci: Jo bre vlla po ti me dal najherë, unë edhe disa herë u kom thonë edhe me Prtritin (Ilmi Reçica v.j.)… disa herë e kem pas muhabet.
Hyseni: Po de po, po sun po dal me ju pengu bre shef bre.
Grabovci: Po bre se t’i m’pengon. Mos bo hajgare.
Hyseni: Po jo qështu. Ani k’qyrni qysh ku t’jau … jo vallahi s’kum konkuru unë.
Grabovci: Jo, jo masi s’ki kunkuru jo.
Hyseni: Sum ka thon mu kurkush kurgjo. Kurgjo.
Grabovci: Ov ov ov. Keq koka shumë. U bo pra. U bo jaran. U bo.
Hyseni: Hajde shef, hajde, hajde.
Grabovci: Hajde
Hyseni: Tung, Tung