Policia e Tiranës dhe sektori i antidrogës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë nga Kosova, njëri prej tyre asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci.
Shefi i asamblistëve të LVV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçlën, tha se nuk ka informacione përveç atyre që ka lexuar në media.
“Asnjë info më shumë nuk e kam. Veç çka po lexojmë në media. Çështjet disiplinore janë përgjegjësi e nivelit qendror të Lëvizjes. Tashmë është iniciuar si rast dhe shpejt merret një vendim“.