Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, të mërkurën ka mbajtur panel diskutimi me të rinj nga Prishtina me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se projektet e ngritjes se kapaciteteve janë projekte bashkëpunimi ndërkombëtar të bazuara në partneritete shumëpalëshe ndërmjet organizatave aktive në shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e treta.
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori, Tomas Szunyog, tha se në vazhdimësi po i mbështesin programet e trajnimit që qëllim kanë ngritjen e cilësisë dhe të mësimdhënies.
Ai tha se programi do t’i mbështesë mijëra të rijnë që janë larguar nga sistemi arsimor, të cilët janë të gatshëm t’i kthehen shkollës përmes trajnimit.
Shefi i BE-së potencoi se po i ndihmojnë bizneset që t’i përmbushin nevojat e tregut dhe të jenë konkurrente.
“Ne po punojmë në forcimin e cilësisë dhe rëndësisë të mësimdhënies me programet e trajnimit. Përfaqësuesit e projektit janë këtu për të folur për rezultatin përmes këtij programi dhe ne tani po përgatisim një mbështetje gjithëpërfshirëse për të nxitur punësimin për të rinjtë përmes përdorimit të drejtpërdrejtë të këtij programi dhe do të mbështesë mijëra të rinj që janë larguar nga sistemi arsimor, duke u dhënë atyre mundësinë për t’u kthyer në shkolla për të gjetur një çështje trajnimi ose për të rishikuar aftësitë e një operatori dhe në fund do t’u ofrojë atyre një ofertë pune cilësore”, tha ai.
“Po investojmë në kapërcimin e hendekut të aftësive dixhitale dhe të biznesit duke trajnuar njerëz që janë të gatshëm për të përmbushur nevojat e tregut dhe për të rritur konkurrencën. Mbi një mijë persona janë duke e trajtuar dhe ne po investojmë në dixhitalizimin dhe transformimin dixhital të ndërmarrjeve të vogla të mesme për t’i bërë ato konkurruese dhe për të rritur qëndrueshmërinë dhe aktivitetin e tyre”.
Mimika Dobroshi, koordinatore e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, tha se e rëndësishme është që përveç që studentet e profesorët të marrin përvoja nga jashtë edhe të huajt të vijnë në Kosovë.
“Është shumë e rëndësishme të punosh për të krijuar jo vetëm mobilitet të të rinjve dhe stafit akademik për të shkuar në institucionet e Bashkimit Evropian, por edhe për t’i sjellë ata këtu, për të hapur disi institucionet tona, kjo është ajo që ka të bëjë me ndërkombëtarizimin”
“…kështu që jo vetëm hyrja në ndërkombëtarizim jashtë vendit, por ndërkombëtarizimit në shtëpi sjellin një lloj staf akademik duke parë se si funksionojnë institucionet këtu dhe duke ofruar leksione e trajnime të tjera, kështu që për sa i përket statistikave ajo që është e rëndësishme do të theksoja është se nga viti 2021 programimi po zgjerohet”, tha ajo.
Efka Heder, udhëheqëse e ekipit në projektin “Harmonizimi i arsimit dhe i aftësimit me nevojat e tregut të punës, tha se nuk ka vend në botë që arsimi është i harmonizuar me tregun e punës.
Prandaj sipas saj, duhet që të merren hapa konkret në këtë drejtim, raporton EO.
“Nuk ka vend në botë që arsimi është i harmonizuar me tregun e punës. Mbi 85 për qind e bizneseve janë mikro-biznese, dhe ne nuk e dimë se çfarë u duhet, por ato duhet ta shpërfaqin. Sëbashku me Odën Ekonomike i kemi pyetur se çfarë janë nevojat e tyre dhe normalisht ato kanë mundësinë të qasen në platformë që t’i tregojnë ato nevoja”, tha ajo.
Riad Durguti, drejtor i operacioneve në “Dekoriti”, tha se mënyra e vetme për të qenë konkurrues, është që të njerëzit të jenë të trajnuar në mënyrë adekuate.
“Si qendër e trajnimit ne ofrojmë kurse për zdrukthuari, si sektor është i rëndësishme që t’u ofrojmë bizneseve njerëz të aftë dhe të trajnuar. Mënyra e vetme për të qenë konkurrues, është që të njerëzit të jenë të trajnuar në mënyrë adekuate”, u shpreh ai.