Shefi i BE-së: E vlerësojmë miratimin e Vitisë për ofrimin e barnave për spitalet me shumicë serbe

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se e vlerëson veprimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, për aprovimin e furnizimit me barna të spitaleve dhe QKMF-ve për komunitetet me shumicë serbe.

“E vlerësojmë miratimin e shpejtë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ekipi i tij i kërkesës për ofrimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore për spitalet dhe qendrat shëndetësore në zonat e komunitetit me shumicë serbe të Kosovës”.

“Shpresoj se do të dorëzohen shpejt”, ka shkruar Szunyog në X, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme