Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shef i zyrës, Ambassador Tomash Szunyog, është shprehur i shqetësuar se nuk po zbatohet marrëveshja për Manastirin e Deçanit.
Szunyog në një reagim të bërë në Twitter, thotë se as pas pesë vitesh që kur Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim lidhur me këtë çështje, vendimi nuk po zbatohet.
“Më vjen keq që 5 vjet që kur Gjykata Kushtetuese vendosi mbi mosmarrëveshjen e tokës në Deçan, vendimi ende nuk po zbatohet. Kosova mund të ecë përpara vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik”, ka thënë ai.