Shefi i bursës së kriptovalutave i shpëton burgimit

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi ekzekutiv i bursës së kriptovalutave Mt. Gox, Mark Karpeles, është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave, por u lirua nga të gjitha akuzat e tjera përfshirë akuzat e përvetësimit.

Sipas Bloomberg, gjykata i ka dhënë dy vite e gjysmë ndalim që do të thotë se ai nuk do të shkojë në burg nëse nuk bën një shkelje tjetër për katër vitet e ardhshme.

Mt. Gox me seli në Tokio ishte më e madhja në botë e kriptovalutave deri kur humbi mbi 500 milionë dollarë në vitin 2014 nga një sulm kibernetik.

Karpeles tha se kishte rikthyer 850 mijë Bitcoin, mirëpo autoritetet vunë në pikëpyetje saktësinë e qëndrimeve të tij, pastaj atij iu ngarkuan disa akuza dhe prokurorët kërkonin 10 vite dënim me burg.

Gjykata e Distriktit të Tokios nuk gjeti prova që mbështetin akuzat e përvetësimit, duke shtuar se nuk ka arsyetim për dëmin që i është bërë besimit të konsumatorëve. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme