Shefi i deputetëve të AAK-së thotë se zgjedhjet ndodhin kur të shkarkohet qeveria Kurti

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 11:23 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit parlamentar AAK  Besnik Tahiri ka thënë se zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur do të shkarkohet kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e Kryeministrit, raporton Ekonomia Online.

“Kërkesën për shpërndarjen e parlamentit AAK, do të dërgoj një përgjigje me shkrim për të konfirmuar se zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur do të shkarkohet kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e kryeministrit”, ka thënë Tahiri.

AAK thotë se nuk ka negociata e as kushte dorëzimi i kësaj qeverie duhet të ndodh me dorëheqjen e tij, për shkak se ajo do të dorëhiqet, nuk mund të mbajë  deri në fund.

“Dorëheqja duhet të ndodh deri në gusht, këtë e vërtetojë një qëndrim të kamotshëm të AAK-së se një shtet që e marrin me qelësa në dorë, si Qeveria Kurti që e ka marr me qelësa në dorë me buxhet me ushtri me programe investime me ligjin e pagave dhe shume ligje tjera nuk po mund t’i shtyjë përpara asnjë hap”, ka theksuar Tahiri.

Të ngjashme