Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ku kanë diskutuar për çështje të sigurisë në vend.
Në llogarinë e tij në Twitter, Barbano ka theksuar se EULEX-i do të mbajë takime teknike vijuese me Policinë e Kosovës për të kryer vlerësime të përbashkëta dyjavore të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it dhe sipas nevojës me KFOR-in.
“Ne ramë dakord për modalitetet e përgjithshme për të forcuar më tej bashkëpunimin dhe koordinimin tonë të vazhdueshëm për të mbështetur stabilitetin në Kosovë dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj”, ka shkruar ai.