Shefi i EULEX-it: Stafi i këtij misioni kur hyjnë në Kosovë nuk rrinë në konvikt, por në karantinat e tyre

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Diplomati dhe shefi i Eulex’it Lars-Gunnar Wigemark përmes një shkrimi në twitter ka treguar se stafi i Eulexit në momentin që hyjnë në Kosovë nuk rrinë në konvikt por në karantinat e tyre.

“Sa për dijeni, i gjithë stafi i EULEX’it kur kthehen në Kosovë, qëndrojnë 14 ditë në karantinë. Ne e kemi praktikuar këtë zakon prej fundi të muajit shkurt”, shkruan Wigemark.

Tutje, ai tregoi se 31 oficerë polakë që janë kthyer javën e kaluar në Kosovë, aktualisht janë në karantinë në kampin e tyre.

“Për shembull, 31 oficere policie polake, që janë kthyer në Kosovë javën e fundit, aktualisht janë në karantinë në kampin e tyre”, përfundoi Wigemark.

Të ngjashme