Spitalet gjermane kanë rrezik të shtuar që të jenë cak i sulmeve kibernetike, tha të shtunën kreu i agjencisë së inteligjencës gjermane, pas gjatë këtij muaji shërbimi i shëndetësisë së Irlandës dhe një gazsjellës amerikan, ishin cak i hakerëve.
Të premten, shërbimi i shëndetësisë së Irlandës mbylli sistemet IT të premte, për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike, duke shkaktuar shumë telashe në sistemin e shëndetësisë, veçmas për testimet për COVID-19.
Në pesë vjetët e fundit, klinikat në Gjermani kanë qenë cak i një serie të sulmeve dhe Arne Schoenbohm, shef i agjencisë së sigurisë kibernetike, i tha gazetës Zeit Online se sheh “një rrezik më të madh për spitalet”.
Në fillim të majit, Coloinial Co, kompani e gazsjellësit në SHBA, ndërpreu të gjitha shërbimet, pas një sulmi të madh kibernetik.
Schoenbohm tha se shumë biznese gjermane janë në rrezik të shtuar që të jenë cak i hakerëve, pasi gjermanët, për shkak të pandemisë, kryesisht po punojnë nga shtëpitë.
“Shumë kompani kanë lejuar që të punohet nga shtëpia”, tha ai, duke shtuar se kjo gjë mund të bëjë që sistemet e tyre të IT-së të jenë më të ndjeshme për të qenë cak i ndonjë sulmi eventual kibernetik.