Shefi i Kabinetit të Ministrit të Arsimit, Baton Dushi, I ka reaguar deputeti të VV-së, Ismail Kurteshit, i cili dje akuzoi ministrin e Arsimit për ndërhyrje në KShC.
Reagimi i plotë i shefit te Kabinetit te Ministrit, Baton Dushi, lidhur me deklaratat e kryetarit te Komisionit per Arsim, Kurteshi.
Deputeti z. Ismail Kurteshi, fushata elektorale dhe dimensioni etik i një Kryetari të Komisionit të Arsimit janë trinomi që u shfaq para gazetarëve ditën e djeshme me pompozitetin që e karakterizon që në lindje gjuhën politike e mediale të LVV! Idetë e tilla si praktikë veprimi politik kanë dëshmuar se janë një e keqe dhe deformime të tilla i bëjnë popujt e shtetet të lëngojnë!
Kryetari i Komisionit si bartës i rregullatorit bazë për arsimin, sikur është komisioni, ka e duhet të ketë në petkun e tij përfaqësues korrektesën me interesin publik dhe standardet që na kërkohen nga shoqëria pse jo edhe proceset integruese!
Si fillim ai ka në fokus goditjeje materien për të cilën ka përgjegjësitë brenda partiake dhe deri këtu opozitarizmi funksional i tij bënë detyrën organizative, por a mund dhe a duhet të mbetemi brenda këtyre klisheve kur kemi të bëjmë me arsimin, pikën më nevralgjike të shoqërisë?
Më së paku është pritur kaq shkarje në shërbim të qëllimit elektoral me grumbullim të thënash që përjashtojnë vërtetësitë e njëra tjetrës! Në gjithë këtë ne do t‘i thonim z. Kurteshi: Kur kemi të bëjmë me arsimin më shumë etikë e më shumë familjarizim me të! Mandatet tona, z. Kurteshi, funksionale a në tentimardhje janë veçse një shërbesë për shoqërinë, derisa shëndeti publik bazohet të themi tërësisht në cilësinë e arsimit!
Me marrjen në përgjegjësi të dikasterit të arsimit ne vërtetë shkarkuam trupën e KSHC-së për gjithë ato që sqaruam më pastaj para publikut. Ai veprim çoi në largimin tonë nga EQAR-i, por a mund të lejohej veprimi i bazuar në klientelizëm dhe komunikimin e privatizuar kundër vendit tonë?! Them se ne bëmë mirë që vepruam pa vonesë dhe shtruam nevojën e pasjes së një KSHC-je profesionale e të pavarur për të cilën trupë cilësia e arsimit dhe kapacitetet profesionale të bëheshin kriteret e vetme për vendimmarrjet akredituese!
Është bërë shumë punë përgjatë një procesi të përbashkët me përfaqësimin Europian dhe nën këshillimin edhe Amerikan dhe ia kemi dalur ta kemi sot një KShC më të mirë. Për gjatë gjithë procesit kemi patur besimin se edhe ju kërkonit një KSHC imun ndaj tutorizmit politik! Mëtimi i përfitimit elektoral ndoshta edhe ua kërkon të shpreheni ashtu sikur nuk kemi pritur nga ju e sikur nuk do duhej të shprehej një kryetar i Komisionit të Arsimit duke e quajtur veprimin e një organi të pavarur sikur është KShC-ja veprim të MASHT-tit!
Këtë faj z. Kurteshi ia vë MASHT-it jo pse nuk ka njohuri se KSHC-ja është e pavarur, por sepse atij ia kërkon opozitarizmi ku militon dhe praktika e tyre opozitare! Ai duhet të kuptoj se bërja palë me të keqen nuk është opozitarizëm i mirë dhe po u koketua me djallin do korrim vetëm të këqija!
Deputeti Kurteshi, i cili të dhënat i ka kërkuar në emër të Komisionit Parlamentar për Arsimit e jo në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, vijon në paraqitjen e tij mediale me lojë terminologjie Raport-Informatë.
Sikur në letrën tonë të cilës ai iu
referua, informacioni që nuk përbën materie raportuese, është trajtuar në
lartësi prioriteti deri dhe me nxjerrje UA për dënueshmerinë ligjore të atyre
që nuk përmbushin kriterin e librave amë!
Z. Kurteshi meqë është kupola e komisionit të arsimit është i informuar për UA
që kemi nxjerrë për këtë çështje dhe po ashtu është e duhet të ketë dijeni se
ishin liruar nga kjo përgjegjësi ligjore gjithë institucionet që nuk dorëzojnë
librat amë me UA të mëparshëm lëshuar nga ministri paraprak! Por, për z.
Kurteshi edhe kësaj radhe duket se ia ka vlejtur efekti elektoral para etikës e
përgjegjësive që ngarkon të qenit kryetar i komisionit të arsimit! Fushatë se
jo mahi!
Ai preku edhe çështjen e marrëveshjes me SBASHK-un me rastin e Grevës dhe në tendencë akuze për të përmbyllur sloganin tashmë elektoral që ai mund të pretendoj ta formëzoi shkon përtej njohjes duke e anashkaluar gjithë atë që është trajtuar e cituar sa herë në ato ditë tensionesh që në bindjen time mbetet një përdorim flagrant politik i Sindikatës.
Z. Kurteshi është dhe ka qenë në dijeni për ofertën e ministrit bërë sindikatës që në paragrevë propozim i cili u bë dhe zgjidhja e problemit me kumbar politik në zyrën e kryetarit të kuvendit dhe kryetarit të PDK-së z. Veseli! Në vend që z. Kurteshi të vente gishtin atje ku lëngon plaga te kapja politike për këtë çështje ai e zhvendosi përgjegjësinë atje ku nuk është dhe ku mund të ishte as atëherë e as në raste të tilla po u përsëriten! Ai pajtim në zyrën ku nuk duhej të ndodhte me veshje të lartë pushtetare dhe me peshë ndikuese koalicioniste të pozitës bëri të ç ‘ekuilibrohej sistemi dhe prodhoi mosrespektimin e vendimit të MASHT-it për plotësimin e orëve të humbura të mësimit! Z. Kurteshi bënë llogaritë elektorale dhe harron se ata që humbën janë fëmijët e gjithë neve dhe e nesërmja e vendit! A duhet të verbohemi kaq shumë.