Shefi i kabinetit të Osmanit: Dy vetura të serbëve u dogjën mbrëmë, shkak mund të jenë targat RKS

Prishtinë | 30 Mar 2023 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës, të cilat ishin me targa RKS, janë djegur në Zubin Potok.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se Marrëveshja e Brukselit thotë se targat RKS janë të vetmet të ligjshme në Kosovë.

“Strukturat ilegale të Serbisë vazhdojnë frikësimin e serbëve vendas në Zubin Potok. Mbrëmë dy vetura në pronësi të serbëve të Kosovës janë djegur me sa duket vetëm për shkak se kishin targa të veturës RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, targat e veturave të Kosovës janë të vetmet targa të veturave legale në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Vela.

Të ngjashme