Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka thënë se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, qëndron prapa projektit të dështuar për Superligën Evropiane.
Tebas pretendon se Infantinos i referohen si “W01” në dokumentet sekrete të Superligës në të cilat ai ka qasje, transmeton Gazeta Express.
“Ai qëndron prapa Superligës dhe këtë ai kam thënë edhe atij personalisht. E kam thënë më herët dhe do ta them prapë, prapa gjithë kësaj qëndron presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Ai po bën trysni, po thotë gjëra…” tha Tebas.
Infantino bashkë me FIFA-n dolën kundër projektit për krijimin e Superligës nga 12 klube evropiane më 18 prill.
Superliga u krijua nga 12 klube si anëtare themeluese, por nëntë prej tyre – Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, AC Milan, Inter Milan dhe Atletico Madrid – janë tërhequr dhe kanë arritur marrëveshje me UEFA-n.
Klubet që u tërhoq e nënshkruan një “Deklaratë Përkushtimi të Klubit” me shtëpinë e futbollit evropian javën e kaluar, e cila e përfshirë një varg hapash riintegrimi.
Por Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi janë ende pjesë e projektit.