Shefi i NATO-s kërkon nga Turqia “vetëpërmbajtje”

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Turqia duhet të veprojë me “vetëpërmbajtje” dhe se aksionet ushtarake në Siri duhet të jetë proporcionale.

Ai ka thënë se është shumë me rëndësi që ky rajon të mos destabilizohet edhe më, shkruan Al Jazeera.

Stoltenberg u ka thënë reporterëve se Turqia duhet t’i “legjitimojë brengat rreth sigurisë” dhe ta informojë NATO-n për planet për ofensiva me mëngjes.

“Llogaris që Turqia të veprojë me vetëpërmbajtje dhe të sigurojë se ndonjë veprim i ardhëm  në veri të Sirisë duhet të jetë proporcional dhe i matur”, ka thënë Stoltenberg pas takimit me Kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte.

“Me rëndësi është që të shmangen veprimet që mund ta destabilizojnë këtë rajon edhe më tej, të eskalojnë tensionet dhe të shkaktohen më tepër viktima”.

Të ngjashme