Shefi i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës: Krenar me pjesëtarët e kësaj njësie, krenar me Policinë e Kosovës

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri, tha se ndihet krenarë me pjesëtarët e kësaj njësie dhe me Policinë e Kosovës. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook u shpreh se ndjehet i privilegjuar që shërben në këtë njësi, njofton Klankosova.tv.

“Për gati 20 vjet me i shërby kësaj njësie, nuk është vetëm privilegj. Është nder dhe krenari, por edhe përgjegjësi e madhe! Që nga dita e themelimit të saj e deri me sot, çka nuk pamë e çka nuk kaluam.., por të gjitha përfunduam me sukses të lartë.” shkroi Gërguri.

Tutje i pari i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës tha se kjo i bën ndër institucionet më të besueshme.

Të ngjashme