Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe tha se kishte marrë urdhra izraelitë për të evakuuar spitalin “Al Quds”, duke pretenduar se më pas do të bombardohej.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka quajtur “thellësisht shqetësuese” raportet e “kërcënimeve të evakuimit” në Spitalin “Al Quds”.
“Ne e ritheksojmë – është e pamundur të evakuohen spitalet plot me pacientë pa rrezikuar jetën e tyre”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë”