Shefi i OKB-së alarmon për mos gjetje të fondeve të ndihmës humanitare

Prishtinë | 21 Qer 2023 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kritikoi të mërkurën çka ai quan “mungesë kronike të fondeve” të ndihmës humanitare përkundër rritjes së nevojës për ndihma humanitare në vazhdimësi, raporton Reuters të mërkurën.

“Mungesa kronike e fondeve dhe nivelet rekorde të nevojave humaniare janë duke u rritur deri në një pikë eskaluese,” tha ai para Segmentit të Aferave humanitare në këshillin ekonomik dhe social të OKB-së. Vetëm 20% të fondeve të nevojitura nën Thirrjen Humanitare të OKB-së, janë arritur deri më tani, tha ai. “Kjo po e krijon një krizë brenda krizës,” shtoi Guterres.

“Pa një zgjidhje të problemit të fondeve, do jetë e pashmangshme që të mos i bëjmë ndalimet e ardhshme të fondeve”.

Të hënën, donatorët ndërkombëtarë thanë se do i ndalonin diku 1.5 miliardë të ndihmës në Sudan, gjë që vijon si pasojë e krizës humanitare që ka bërë që 2.2 milionë njerëz të lënë shtëpitë e tyre.

Pak para konferencës, kërkesa e OKB-së për 2.57 miliardë dollarë për ndihmë humanitare në Sudan ka gjetur mbështetje vetëm 17%, dhe kërkesa për ndihmë për refugjatë është përgjigjur me përkrahje për vetëm 15% deri më tani.

Të ngjashme