Shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, ka komentuar tek postimi i deputetes së PDK-së, Vadete Idrizi, në Facebook, ku kritikohen qytetarët që po i shpërfillin masat dhe rregullat e vendosura nga organet përkatëse për t’u mbrojtur nga COVID-19.
Ai është çuditur se si stafi mjekësor nuk paguhet për orët shtesë që punojnë, sidomos në rrethana ku i rrezikohet shëndeti.
Deputetja në fakt e ka shpërndarë postimin e aktores Aurita Agushi, e cila e ka postuar fotografinë e infermieres, Shqipe Kadriu, e cila shihet duke e shtrydhur djersën nga bluza e saj.
Ky është bashkëbisedimi me anë të komenteve:
Jan Braathu – Pajtohem! Dhe, a paguhen ata për faktin që punojnë më shumë se orët normale??? Të paktën kjo do të ishte diçka.
Valdete Idrizi – Për fat të keq jo. Kjo do të ishte minimumi për gjithë punën e tyre të palodhur.
Jan Braathu – Nuk e kuptoj se si pritet që njerëzit të punojnë kaq shumë në rrethana ku i rrezikohet shëndeti dhe të mos kompensohen për kohën e tyre në punë.
Valdete Idrizi – As unë. Unë jam me ta! Qeveria duhet të ndërmerr diçka tani!