Shefi i ri i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka takuar mëngjesin e së enjtes, kryeministrin Albin Kurti.
Orav i ka shprehur Kurtit, gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës drejt avancimit të raporteve BE-Kosovë.
”Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”.