Shefi i stafit të Konjufcës: Nuk është koha të flitet për pagat e policëve

Prishtinë | 17 Pri 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, ka thënë se nuk është momenti që të flitet se policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore dhe nuk kanë paga më të larta.

Sipas tij, kjo ka mbetur nga qeverisjet e kaluara të vendit dhe se Qeveria Kurti nuk ka faj.

“Nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë paga më të larta, por as nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje për këto probleme”.

“Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve. Është koha për motivim, kurajo e mbështetje për  policinë tonë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tonë!”, ka thënë Kërçeli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme