Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela i ka çuar mesazh Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut, duke u kërkuar që të jenë më të guximshëm dhë më parimor, pasi sipas tij, bashkimi rreth temave kombëtare e bën Kosovën më të fortë.
Presidentja Osmani dje ka organizuar takim me Qeverinë në lidhje me situatën në veri por që nuk ju është përgjigjur opozita. Lidhur me këtë, Vela i ka quajtur Krasniqin e Abdixhikun politikan të rinj.
“Perkunder zhurmes se “pakoordinuar”, puna e koordinuar me aleatet vazhdon. Eshte mire qe ca politikane te ri te jene me guximtar dhe parimor sepse bashkimi rreth temave kombetare na bene me te forte”, shkroi Vela përmes një cicërime në Twitter, duke e shpërdare statusin e ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili tha se këto vendime ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.
Tutje Vela shtoi se Dera e Presidencës është çdoherë e hapur për ata që dëshirojnë të kontribuojnë.
Vela qartë iu drejtohet drejtuesve të partive të opozitës, të cilët nuk iu përgjigjen një ftese të Osmanit për t’u “koordinuar” lidhur me veriun, megjithëse vendimi për reciprocitet, pastaj për shtyrje, ishte marrë pa asnjë konsultim me ta.
LDK-ja, dje përmes një komunikate për media tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dështimit të situatës në veri ka ftuar partitë opozitare në takim për të mbuluar papërgjegjësinë.