Një ndihmës i lartë i presidentit Donald Trump ka pranuar se SHBA “nuk do të kontrollojë pandeminë”.
Në vend të kësaj, Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha se COVID-19 mund të mposhtet vetëm nga “masat lehtësuese” si vaksinat dhe terapeutikët, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Vërejtjet e tij vijnë ndërsa rastet e coronavirusit rriten në SHBA, nëntë ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Ndërkohë sfiduesi demokrat presidencial Joe Biden tha se Shtëpia e Bardhë po tundte “flamurin e bardhë të humbjes”.
Ai shtoi se komentet e Z. Meadows treguan se administrata Trump kishte “hequr dorë nga detyra e tyre themelore për të mbrojtur popullin amerikan”.
Në një intervistë me CNN, Z. Meadows tha se kontrolli i virusit nuk ishte një qëllim realist sepse “ai është një virus ngjitës ashtu si gripi”.
Ndryshe, rreth 225,000 amerikanë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, shifra më e lartë e çdo vendi.
SHBA regjistroi 83,718 raste të reja me COVID-19 të shtunën, sipas Universitetit Johns Hopkins, vetëm pak nga rekordi 83,757 i raportuar të premten.