Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pas vrasjes së gruas 35 vjeçare e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Ai ka thënë se është i tmerruar nga një rast i tillë, duke thënë se një ngjarje e tillë është e papranueshme.
Szunyog ka thënë se ky është rasti i dytë i vrasjes ku viktima është grua, dhe e gjithë kjo po ndodh brenda pak ditësh.
“Jam tmerruar nga vrasja e e mbrëshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur.Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.Kjo është e papranueshme!
Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.
https://twitter.com/EUAmbKS?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1598262991220113408%7Ctwgr%5Ef0679afbe68342185ca1d4f6f57af7cc647fbc36%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshefi-i-zyres-se-be-se-jam-i-tmerruar-nga-vrasja-e-mbreshme%2F