Shefi i Zyrës së BE-së takon Ulutasin: Evropa përkrah politikisht e financiarisht Kosovën për integrim, KFOR-i i jep siguri

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Shefi i ri i Zyrës së BE-së, Dirk Schuebel, ka takuar sot komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin turk, Ozkan Ulutas.

Schuebel ka shkruar se bashkëpunimi në mes të BE-së dhe NATO-s është për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe se kjo ka qenë edhe temë diskutimi.

“Derisa BE mbështet integrimin e Kosovës politikisht dhe financiarisht, KFOR-i luan një rol vendimtar në ruajtjen e sigurisë dhe një mjedisi të sigurt”, thuhet në njoftim për takimin.

Të ngjashme