Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, njofton se ka zhvilluar takim me kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, në zyrën e tij në fshatin Lipë.
Szunyog tha se në takim u diskutuan sfidat me të cilat po përballen në ofrimin e shërbimeve komunale për popullatën lokale.
Gjithashtu ka shprehur mirënjohje ndaj kryetarit Peci për kontributin për de-përshkallëzim në veri.
“Shpreha mirënjohjen time për kontributin e kryetarit të komunës për de-përshkallëzimin në veri të Kosovës”, u shpreh ai.
Met today with Zvecan/Zveqan mayor Ilir Peci in his provisional office in Lipa village. Discussed the challenges they face in providing municipal services to the local population.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) August 3, 2023
Expressed my appreciation for the mayor’s contribution towards de-escalation in northern Kosovo. pic.twitter.com/FmDENV9nFi