Shoferi i një treni në Japoni ka paditur punëdhënësin pasi që ka marrë për 56 jen (0,49 cent) më pak nga paga mujore, kjo për shkak të një vonese të vogël, në një vend ku sistemi i hekurudhave është tejet i saktë.
Kompania e hekurudhave JR West dënoi burrin pasi që ishte hutuar shkurt në qershor të vitit të kaluar, duke bërë që të vonohet për një minutë në punë, transmeton Telegrafi.
I punësuari kërkon 2,2 milionë jen (19.407 dollarë) dëmshpërblim për dhimbjet shpirtërore që ia kanë shkaktuar.
Siç raportojnë mediat japoneze, burri është dashur të operoj me trenin e zbrazët deri në stacionin Okajama në jug të vendit, por mbërriti në peronin e gabuar derisa po priste të marrë detyrën shoferi tjetër.
Nga momenti kur e kuptoi gabimin e tij vrapoi në drejtimin e peronit të duhur, e pranim-dorëzimi i punës së dy shoferëve është shtyrë për dy minuta, që bëri të ketë vonesë për një minutë të nisjes së trenit dhe vonesë për një minutë tjetër deri te parkimi i trenit në stacion.
Jay R West fillimisht ia kishte zvogëluar pagën shoferit të trenit për 85 jen (0,75 cent), por më vonë u pajtua që ta zvogëlojë shumën e dënimit në 56 jen, pasi që shoferi e dërgoi rastin në komisionin për standarde të punës në Okajama.
Megjithatë, punonjësi nuk pranoi zvogëlimin e dënimit dhe pretendon se vonesa nuk ka shkaktuar ndonjë kaos si në punë ashtu te udhëtarët, pasi që gjatë incidentit treni ishte i zbrazët.
Por kompania ka ndërruar “princin pa punë, pa pare”. E shoferi në mars rastin e tij e dërgoi në gjykatën e Okajamës, nga të cilët po kërkon të dëmshpërblehet.