Sam Fabrici, shef i Delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, ka potencuar se zgjidhja e problemit me Kosovën është elementi kyç që Serbia të jetë pjesë e familjes së shtëpisë së Bashkimit Europian.
Në një intervistë të tij për serben Blic, ai ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën zyrtare dhe përparimi në sundimin e ligjit janë shtytës kryesorë që Serbia të pranohet në Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.
”Sigurisht se Kosova është elementi kyç”.
Fabrici më tej ka folur edhe për çështjen nëse Serbia do duhej ta pranonte Pavarësinë e Kosovës, duke deklaruar se BE-ja ka një qasje neutrale ndaj statusit dhe se nevojitet normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës në formën e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.
”Përmes dialogut Bashkimi Europian ofron shërbime të mira për të arritur këtë qëllim”.
Po ashtu në prononcimin e tij, shefi i delegacionit të Bashkimit Europian për Serbinë, tha se formati i dialogut nuk do të ndryshojë ndërsa ka pranuar se do të vazhdojë përfshirja në bisedime edhe e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherinit