Imami Shefqet Krasniqi, ka folur lidhur me deklaratën e bërë më herët se gratë e kanë vendin në kuzhinë.
Krasniqi në ATV ka folur edhe për disa fotografi ku shihet duke gatuar.
Ai tha se i pëlqen të gatuajë, sidomos e bën me qejf për shoqërinë e tij.
Madje ai theksoi se ushqimi i preferuar i tij për ta gatuar është flija.
“Unë këto punë i bëj me qejf dhe kam dëshirë që sidomos kur jam me shokë, unë të jem në kuzhinë. E kam pasion dhe e bëj me qejf. Flinë e bëj më me qejf. Për të punuar në kuzhinë dhe çdo sen që e bën njeriu që është në shërbim të njerëzve është ibadet”.