Kapiteni i korçar, Orges Shehi, thekson se kjo do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo që luajti Shqipëria tre vite më parë në Beograd.
Për mua ai nuk ishte takim ai përpara tre viteve kur unë isha në Beograd me kombëtaren shqiptare dhe nuk i përkiste futbollit dhe nuk ka nevojë që të flas shumë, pasi e panë të gjithë se çfarë ndodhi. Kjo ndeshje është krejtësisht tjetër gjë, nga ajo që ndodhi. Ne si Skënderbe do të shkojmë të përqëndruar 100% në fushën e lojës dhe aspak te shkallët e stadiumit.” Këto e shumë të tjera, ka thënë dje një ditë përpara nisjes për në Beograd, kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, që këtë herë do të rikthehet në të njëjtin stadium jo me ngjyrat e kombëtares kuqezi, por me ngjyrat bardhekuqe të Skënderbeut dhe me shiritin në krah. Ka qenë vetë Shehi që dje pas stërvitjes së fundit në Durrës, për gazetën ka dhënë këtë intervistë:
Shehi, edhe pak orë na ndajnë nga ndeshja e Beogradit, një takim që sipas jush?
Është një ndeshje radhë, përballë një ekipi që edhe ai nga ana e vet kërkon të marë pikët maksimale. Ne do të tentojmë për më të bërë më të mirën dhe për të marrë po më të mirën nga kjo transfertë dhe në fund të mos dalim pa pikë nga Beogradi.
Sot (dje) keni mbyllur përgatitjet në Durrës dhe mbetet edhe një stërvitje e fundit në Beograd. Sa optimiste është skuadra?
Morali është vërtet i lartë dhe kjo vjen edhe pas rezultateve të mira që ne kemi arritur jo vetëm në superligën shqiptare, por edhe në ndeshjet europiane. Jemi shumë optimistë dhe kjo është ajo që ne kërkonim dhe e kemi përpara një ndeshjeje si kjo ndaj Partizanit të Beogradit.
Duke qenë se ju keni qenë me kombëtaren shqiptare tre vite më parë në Beograd, ç’farë mbani mend edhe sot e kësaj dite nga ai takim?
Për mua ai nuk ishte takim dhe nuk i përkiste futbollit dhe nuk ka nevojë që të flas shumë, pasi e panë të gjithë se ç’farë ndodhi. Kjo ndeshje është krejtësisht tjetër gjë, nga ajo që ndodhi. Ne si Skënderbe do të shkojmë të përqëndruar 100% në fushën e lojës dhe aspak te shkallët e stadiumit.
Të enjten Shehi do të kthehet sërish në atë stadium, por me shiritin e kapitenit të Skënderbeut…
I tillë është futbolli, kur luan edhe me kombëtaren e vendit tënd, por edhe me një klub shqiptar. Më ka qëlluar në mos gaboj disa herë një gjë e tillë. Më qëlloi edhe në Zagreb, po ashtu edhe në Moldavi dhe tani do të ndodhë edhe në Beograd. Besoj që është normale që të ndjesh emocione, por sigurisht dyfish, kur luan edhe me kombëtaren në atë stadium dhe tani do të jem sërish atje, por me ekipin tim.
Shehi sa shanse ka Skënderbeu që të bëjë hapin e madh në Beograd, për të synuar vendin e dytë në grupin B të Europa League?
Futbolli mund të them që nuk është me shanse. Ne shkojmë të bëjmë më të mirën në fushë të mos dalim pa pikë nga Beogradi.
Mendohet që të enjten stadiumi të jetë i tejmbushur, mund të ndikojë kjo negativisht?
Jo, aspak madje nuk do të ndikojë negativisht, pasi ne jemi mësuar të luajmë në nivele vërtet të larta. Madje nganjëherë është shumë mirë, sepse atmosfera është tjetër me tifozë dhe tjetër pa tifozë. As nuk na bën aspak përshtypje që do t’i kemi kundra. përgjigjen më mirë kësaj pyetjeje.
Së fundi, mund të na thoni se cili është rezultati që dëshiron Shehi në Beograd?
Dëshira është e madhe që ne të fitojmë, pasi duke fituar bëjmë një hap të rëndësishëm përpara për vendin e dytë në grup, por më e rëndësishme është që të mos dalim pa pikë dhe këtë patjetër që do ta arrijmë.
Trajneri i ri
Skuadra e Lushnjes ka gjetur më në fund pasardhësin e trajnerit Bano dhe ai është shkodrani Hysen Dedja. Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, ka prezantuar teknikun Dedja duke theksuar se ishte zgjedha më e mirë nga kandidatët. “Pas ndeshjes me Laçin, që u humb 0-3, trajneri Bano më paraqiti dorëheqjen e tij nga drejtimi i ekipit. Këtu vlen për t’u theksuar dhe për ta përshëndetur, për punën që ka kryer me ekipin, gjatë këtyre viteve duke e kaluar ekipin dy herë në Superiore. I gjendur përballë kësaj situate kërkova trajner të ri për të drejtuar ekipin e Lushnjës. Nga lista që mu paraqitën dhe mu afruan, zgjodha Hysen Dedjen që ju e njihni. Ka drejtuar disa ekipe gjatë kampionateve të futbollit, përfshi dhe ekipin e Lushnjës. Mendoj që ishte kandidatura më e favorshme për të drejtuar skuadrën”, shprehet Tushe. (Shekulli)