Shehu i LDK-së, uron nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Junikut nga radhët e LDK-së, Ruzhi Shehu ka uruar nxënësit, mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Madje, ai tha se edhe këtë vit fatkeqësisht mësimi do të zhvillohet në kushtet e pandemisë.

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka thënë se në emër të LDK-së Dega Junik përgëzoj dhe falënderoj për punën e bërë dhe masat e marra për fillimin e vitit të ri mësimor.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër të Komunës së Junikut! Urime për fillimin e vitit të ri shkollor. Urim të veçantë për nxënësit e klasave të para, që sot fillojnë rrugën e dijes! Edhe këtë vit fatkeqësisht mësimi do të zhvillohet në kushtet e pandemisë. Por kjo një ditë do të përfundoj dhe do t’i kthehemi jetës normale. Të nderuar drejtor shkollash dhe mësues, në emër të LDK Dega Junik ju përgëzoj dhe falënderoj për punën e bërë dhe masat e marra për fillimin e vitit të ri mësimor. Ju jeni shtresa më e respektuar e shoqërisë sonë që e ndërtoni të ardhmen dhe sillni shpresën. Me shumë respekt e mirënjohje, R. Sh

Të ngjashme