Sheikët e Newcastle United e shkarkojnë trajnerin Steve Bruce

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Pronarët e rinj të Newcastle United, sheikët arabë, e kanë shkarkuar trajnerin Steve Bruce.

Bruce pritej të zëvendësohej me një trajner të ri nga Fondi Publik për Investime i Arabisë Saudite, i cili e bleu Newcastle Unitedin më 7 tetor për 300 milionë funte, raporton Gazeta Express.

Trajneri 60-vjeçar e udhëhoqi ekipin në humbjen 3:2 kundër Tottenhamit në ndeshjen e tij të 1000-të si trajner, të parën në epokën e pronarëve të rinj arabë.

Newcastle ra në vendin e parafundit në tabelën e Premierligës si pasojë e kësaj humbjeje dhe ecurisë prej tetë ndeshjeve pa fitore në sezonin e ri.

Të ngjashme