Dheu i shembur e ka zënë një person në një kanal, mirëpo falë intervenimit të Zjarrfikësve të Kamenicës, personi i bllokuar është nxjerrë i gjallë.
Kështu është njoftuar nga ana e njësitit të Zjarrfikësve në rrjetin social Facebook.
“Falë informimit me kohë dhe intervenimit të shpejtë nga zjarrfikëst, arrinë të nxirret i gjallë një person i bllokuar nga shembja e dheut në një kanal” – thuhet në njoftimin e zjarrfikësve të Kamenicës.