Një punëtor i minierës së Leposaviqit ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut.
Bëhet fjalë për një 52 vjeçar i nacionalitetit serb.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i policisë për veriun e Mitrovicës.
“Po dje ka ndodh. Një punëtor ka vdekur si pasojë e shembjes së dheut. Êshtë një person i nacionalitetit serb, i lindur në vitin 1968. Policia dhe Forenzika kanë qenë në vendin e ngjarjes. Është tërhequr trupi i tij dhe është dërguar për obuksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
“Rasti do të hapet si “Vdekje e dyshimtë” “.