Shembet dheu në rrugën “Bedri Gjini”, si pasojë e disa punimeve, pronari i kompanisë sulmon gazetarët

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 10:47 | Nga Norë Kelmendi

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, ka ndodhur një incident ku është shembur dheu në rrugën e kësaj lagjeje. Poshtë rrugës aktualisht janë duke u kryer disa punime nga Kompania “Kosova Project & Contruction”, ku edhe dyshohet se të njejtit kanë qenë shkaktarët e shembjes së dheut në rrugën e mësipërme.

Ekipi ynë ka dashur të hyjë në vendin ku janë duke u kryer punimet, por pronari i kësaj kompanie, Arsim Rexhepi, nuk na ka lënë të hyjmë, derisa edhe gazetaren e ka kapur përkrahu duke e nxerrur jashtë vendit të ngjarjes, ani pse për të hyrë aty kishim marrë leje nga inspektori i ndërtimit.

Arsim Rexhepi u është drejtuar ekipit të Ekonomia Online, duke i thënë, “Dilni jashtë, i kam hallet e mia, ju sjeni ktu me zgjidhë rast”, ku pas konfliktit i njëjti u ndërhy edhe nga Policia qe ishte në vendin e ngjarjes. Përkundër shembjes së dheut, punimet e kësaj kompanie pp vazhdojnë”.

Të ngjashme