Shembet dheu rrugës për te Liqeni i Badocit, njëra korsi e bllokuar

Prishtinë | 02 Pri 2025 | 21:33 | Nga Ekonomia Online

Rruga nacionale Prishtinë – Gjilan është bllokuar në njërën anë si pasojë e shembjes së dheut.

Ekipet policore i kanë thënë klanit se në vend të ngjarjes po qëndrojnë që nga ora 21:00 e natës së mbrëmshme.

Policia ka thënë po ashtu se të gjitha veturat po qarkullojnë në këtë aks, pasi dheu ka zënë vetëm një pjesë të rrugës dhe për këtë arsye ekipet policore kanë qëndruar vazhdimisht aty në mënyrë që të mos krijohet kaos në komunikacion.

Vendi ku është shembur dheu është te Liqeni i Badocit.

Të ngjashme