Të paktën shtatë persona kanë vdekur pas shembjes së një ndërtese në Mumbai të Indisë, njofton policia.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për dhjetëra persona të tjerë të cilët druhet se kanë ngecur nën rrënoja, transmeton Express.
Ndërtesa gjashtë katesh u shemb sot në kryeqytetin financiar të Indisë.
Ndërtesa në zonën populluar dendësisht Bhendi Bazaar besohet se ishte 100 vjet e vjetër.
Mumbai është duke e marrë veten nga shirat e mëdha dhe vërshimet.
“Dyzet persona besohet se kanë ngecur brenda saj, ndërsa një ekip prej 43 pjesëtarësh është duke i kryer operacionet e shpëtimit,” ka thënë një zyrtar indian për AFP.