Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje ka nisur mëngjesin e sotëm edhe në Velipojë.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ndërtimin e parë në në zonën e Vilunit, pranë hidrovorit në Velipojë. Janë 15 objekte që janë parashikuar që të prishen sot në këtë zonë.
Deri tani nuk ka pasur asnjë kundërshti nga pronarët.
Ashtu siç ishte paralajmëruar në zonën e Ksamilit në Sarandë kanë filluar shembjet e ndërtimeve pa leje në zonën e bregut të detit.
Fadromat e IKMT kanë filluar punën.
Pronarët janë ankuar dhe kanë kërkuar më shumë kohë që të mund të heqin materialet pasi sipas tyre nuk janë njoftuar më parë.