Një shtëpie të vjetër afër Komunës së Prishtinës i është shembur një pjesë e vogël e çatisë, por që ka mundur të rrezikojë kalimtarët.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe kompania “Toifor”, të cilët kanë evituar rrezikun.
Dëshmitarë të rastit treguan për Ekonomia Online se fatmirësisht në momentin e rënies së disa tjegullave dhe tullave, nuk ka qëlluar askush në atë vend.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, megjithëse paguhet për komunikim me medie, si zakonisht nuk ka qenë dispozicion. Ai nuk ka qenë në zyrën e tij as nuk e ka hapur telefonin.