Të paktën 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së një ure në Tajvanin lindor.
Autoritetet thanë se dyshojnë për 11 persona të zhdukur. 5 prej tyre ndodheshin mbi urën në momentin e shembjes, ndërsa 6 të tjerë në varkat e peshkimit nën të. Në momentin e shembjes, mbi urë kalonte një autobot me naftë që shpërtheu në flakë.
Dhjetëra forca emergjence janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga kjo tragjedi.
Sipas mediave të huaja, ura e shembur ishte e gjatë 140 metra dhe e gjerë 15 metra.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa personat e plagosur janë dërguar janë dërguar në spital.