Fshati Smallushë e Lipjanit, po përballet me një situatë kritike për shkak të reshjeve të shumta dhe shirave të dendura. Banorët njoftojnë se është shembur ura e këtij fshati duke ua vështirësuar lëvizjen. Reshjet e shumta të shiut, kohët e fundit kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëmtime infrastrukturore në disa pjesë të Kosovës, duke […]
Shembet ura në Smallushë të Lipjanit, ua vështirëson lëvizjen banorëve

Fshati Smallushë e Lipjanit, po përballet me një situatë kritike për shkak të reshjeve të shumta dhe shirave të dendura.
Banorët njoftojnë se është shembur ura e këtij fshati duke ua vështirësuar lëvizjen.
Reshjet e shumta të shiut, kohët e fundit kanë shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe dëmtime infrastrukturore në disa pjesë të Kosovës, duke sjellë ndërprerje të trafikut në rrugë rurale, dëmtime të strukturave dhe rrezik për vendbanimet e vogla.











