Shembja e dheut në Veternik – Vdes njëri punëtor, tjetri dërgohet në QKUK

Prishtinë | 05 Pri 2025 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor 40-vjeçar ka humbur jetën sot rreth orës 13:00 në një vendpunishte në rrugën “Gjilani”, në lagjen “Veternik” të Prishtinës, si pasojë e shembjes së dheut. Ngjarja është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Në të njëjtin incident, një tjetër punëtor ka arritur të shpëtojë dhe aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vdekja e punëtorit është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që njësitë policore, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit dhe institucionet përkatëse, janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Të ngjashme