Të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas shembjes së akullit në një ujëvarë të ngrirë në Rusi.
Një ekuipazh shpëtimi u dërgua në ujëvarë në gadishullin Kamchatka pasi katër njerëz u bllokuan të enjten. Të gjithë u nxorën nga akulli por një djalë dhe babai i tij u dërguan në spital, transmeton Klan Kosova.
Qeveria rajonale tha se djali ishte në kujdes intensiv me dëmtime serioze.
Grupet e veçanta të turistëve u larguan nga vendi nuk u raportuan viktima të tjera.
Raportet e mediave ruse thonë që një ortek nga një vullkan i afërt mund të ketë shkaktuar shembjen e një blloku akulli, por kjo nuk është konfirmuar ende.
Ujëvara e Vilyuchinsky është një nga vendet më të njohura turistike në gadishull dhe tërheq shumë vizitorë çdo vit.