Universiteti i Gjilanit shënon përvjetorin e katërt të themelimit

Gjilan | 10 Mar 2017 | 15:36 | Nga

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Mevludin Krasniqi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të katërt të themelimit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Zv.ministri Krasniqi, duke i uruar të pranishmit për këtë përvjetor u shpreh se, katër vjet pune të suksesshme të këtij Universiteti, dëshmojnë për arsyeshmërinë dhe rëndësinë e themelimit të tij për Gjilanin, kjo edhe për faktin se në këtë institucion sot përgatiten kuadro edhe nga Lugina e Preshevës dhe më gjerë.

Ai theksoi se MAShT-i do të mbështesë edhe më tutje Universitetin “Kadri Zeka” në realizmin e programeve akademike, në rritjen e cilësisë, dhe infrastrukturë, të bindur se nga ky institucion do të kemi kuadro të afta profesionalisht që padyshim do të ndikojnë edhe në perspektivën e zhvillimit ekonomik të vendit.

Krasniqi, po ashtu ka vlerësuar lartë punën e rektorit të Universitetit, Bajram Kosumi dhe stafit akademik të këtij institucioni, për të cilët tha se po vazhdojnë të jenë në nivelin e duhur të përkushtimit profesional.

Ndërkaq, rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, ka përgëzuar të gjithë profesorët dhe studentët e këtij universiteti për të cilët, siç tha ai, jam i bindur se po bëjnë një punë të shkëlqyeshme në kërkim të vazhdueshëm të cilësisë, e që është synim strategjik i vendit.

Ai njëherësh ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e ngritjes së këtij Universiteti. Në fund të ceremonisë, u ndanë edhe mirënjohje për studentët e dalluar.

Të ngjashme