Shënimi i Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, aktivitet ky i mbajtur në Qeverinë e Kosovës, ka filluar me një minutë heshtje për rreshterin e vrarë, Afrim Bunjakun, raporton Ekonomia Online.
Për nder të kësaj dite zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka organizuar tryezë të rrumbullakët.